Në kuadër të Samitit të dytë të Diasporës, i cili nga dita e enjte po i zhvillon punimet në Tiranë, figura të shquara kombëtare u dekoruan me çmimin “SHQIPONJA E ARTË E DIASPORËS”.
Në një ceremoni festive në Pallatin e Kongreseve, njeriu i sukseseve Lazim Destani ishte ndër personalitetet e shquara që u nderua me këtë çmim për historinë e tij të të arriturave në diasporë.
Me rastin e dhënies së çmimit, krahas suksesit si sipërmarrës, u potencua kontributi i Lazim Destanit si humanitar dhe filantrop i shquar.
Gjatë gjithë karrierës së tij prej më se katër dekadash, ai është dalluar me veprat humanitare si dhe në vazhdimësi ka mbështetur projekte të shumta nga sfera e arsimit, shkencës, kulturës, sportit dhe artit.
Pata nderin e veçant, sonte, në Tiranë, të ndaj një prej çmimeve më të rëndësishme në Samitin e Diasporës. “Shqiponja e artë-Histori suksesi në diasporë”, shkoi për veprimtarin e palodhshëm Lazim Destani.Вечерва, во Тирана, ја имав честа, наградата “Историски успеси во дијспората” да му ја доделам на Лазим Дестани.
Publiée par Edmond Ademi sur Vendredi 1 mars 2019