Fundi i pjesës së parë të ndeshjes mes Real Madridit dhe Barcelonës ishte tejet dramatik dhe jo vetëm për shkak të rasteve që dy skuadrat i krijuan për të shënuar.
Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, e goditi me dorë Lionel Messin gjatë një aksioni, edhe pse nuk është e qartë nëse e bëri këtë gjë me qëllim, shkruan Gazeta Express.
Messi mbeti i shtrirë në fushë nga ky incident, mirëpo gjyqtari nuk e konsideroi të parregullt dhe e sinjalizoi vazhdimin e lojës.
Pas kësaj, Messi u ngrit në këmbë dhe aty filloi një zënkë me Ramosin, kur të dy futbollistët i përplasën kokat me njëri-tjetrin.
Një lloj zënke filloi edhe mes të gjithë lojtarëve pasi gjyqtari e sinjalizoi përfundimin e ndeshjes, mirëpo gjithçka përfundoi shumë shpejt dhe të dy skuadrat u drejtuan për në zhveshtoret e Santiago Bernabeut.