Ganiu nënshkruan kontratë donacion me SDC zviceran

ot së bashku me perfaqesuesin e organizatës UNDP z. Fisnik Shabani, nënshkruam kontratën në vlerë prej 2.700.000 denarëve që është donacion nga Agjensioni Zvicerian per Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), të cilat do ti dedikohen realizimit të projektit “Arsim më i mirë dhe shërbime komunale për të gjithë” të përzgjedhur në suaza të projektit “Forume në bashkësi” në konkurencë të shumë aplikuesve. Komuna e Çairit si njësi e vetëqeverisjes lokale është bartëse e projektit me partner OJQ “Imago Plus” dhe Shoqatën e personave me aftesi te kufizuara “Shpresa” që do të jenë implementues të këtij projekti.

Marketing

Në vazhdim po ua prezantoj edhe qëllimet specifike të këtij projekti:

– Përshtatja e tualeteve për fëmijë me nevoja të veçanta
– Vendosja e një ashensori për fëmijë me nevoja të veçanta.
– Ngritja e cilësisë së procesit arsimor tek fëmijët me nevoja të veçanta duke përdorur teknologji ndihmëse.
– Ngritja e një dhome senzorike për fëmijët me nevoja të veçanta (autizëm, ADHA, Down Syndrom dhe fëmijë të tjerë me aftësi të ndryshme të kufizuara)

Grupet dhe njerëzit që do të preken drejtpërdrejtë nga projekti:

– Nxënësit me nevoja të veçanta nga tre shkolla fillore-Nikolla Vapcarov, 7 Marsi,Liria;
– Qytetarët – palët në komunë, me referencë të veçantë për personat me aftësi të kufizuara fizike, të moshuarit dhe nënat me fëmijë dhe
– Personat me aftësi të kufizuara të punësuar në administratën komunale.