Në fundjavë takimi i liderëve, por formati vetëm dyshja Zaev – Mickoski

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sonte deklaroi se të dielën do të mbajë takim të liderëve me kryeministrin dhe njëherit edhe lider i LSDM-së, Zoran Zaev dhe se në të do të flitet për tre çështje kyçe – zgjedhjet presidenciale, ligjet reformuese dhe Prokurorinë Speciale Publike.

Marketing

“Pres në takimin e liderëve me Zaevin të bisedojmë për tre çështje të rëndësishme. Zgjedhjet presidenciale të cilat vijojnë si imperativ dhe parakusht për integrim në strukturat e NATO-s dhe BE-së, pastaj në pjesën e cila ka të bëjë me ligjet reformuese, sepse deri më tani ka pasur dialog, ekipet kanë punuar në ato ligje të cilat mund të themi se janë reformuese dhe do të bisedojmë për PSP-në dhe propozim ligjin për ardhmërinë e PSP-së, të cilën sot e morëm version pune”, deklaroi Mickoski në emisionin “Otvoreno” në TV Alfa.

Sipas Mickoskit, zgjedhje korrekte janë të domosdoshme dhe parakusht nëse Maqedonia është shoqëri që duhet të jetë pjesë BE-së. Me këtë rast bëri vërejtje se pushtetit i prish kushtet për zgjedhje korrekte përmes punësimeve të reja, transfereve të parave dhe nënshkrimit të marrëveshjeve për blerje të tokës bujqësore në periudhën parazgjedhore.

Për PSP-në theksoi se jo vetëm që nuk i ka arsyetuar pritjet, por plotësisht i ka zhgënjyer, dhe se për të më me rëndësi ka qenë ajo që “projekti Katica Janeva dhe shoqëria e saj, me përjashtim të disave është komplet tregim i mbyllur.

Marketing