Personat me lloj të ndryshëm të aftësive të kufizuara dhe prindërit e tyre, si dhe të gjithë prindërit me fëmijë, sot do të mund të marrin pjesë në punëtorinë për trajnim falas për kopshtari, që e zbaton organizata joqeveritare “Për një fëmijëri të gëzuar”, në bashkëpunim me restorantin “Ambrella”, në kuadër të projektit “Paaftësia është çështje e perceptimit”.
“Me këto trajnime, dëshirojmë ta rrisim dukshmërinë e personave me aftësi të kufizuara në bashkësinë lokale, gjegjësisht, vetë t’i konfirmojmë mundësitë e tyre që të jenë të dukshme”, thonë organizatorët.
Do të mbahen gjashtë punëtori falas nga lloji i hapur i projektit të cilin e zbaton Institutit për mediume dhe diversitet nga Londra, në partneritet me Institutin për mediume dhe Këshillin kombëtar të organizatave për invaliditet të Maqedonisë dhe me mbështetje financiare nga BE-ja.
“Ideja e këtyre punëtorive falas është që të bëjmë shoqërim të përbashkët të prindërve dhe fëmijëve, t’i ulim paragjykimet dhe të tregojmë se personat me aftësi të kufizuara MUND dhe së bashku me gjithë të tjerët t’i realizojnë të drejtat e tyre”, thotë Marjan Petrov, punëtor social dhe pronar i Ambrela.