‘Ford’ shuan 5000 vende pune në Gjermani

Prodhuesi amerikan i makinave ”Ford” njoftoi sot shkurtimin e mbi 5000 vendeve të punës në Gjermani, në formën e largimeve të vullnetshme, në kuadër të planit të saj social evropian të prezantuar në janar.

Marketing

Kompania ”Ford” tha për median se i paraqiti sot të gjithë punonjësve të saj, pa dallim mes qendrave, një program për pension të parakohshëm apo largime vullnetare me derdhjen e dëmshpërblimit në rast të ndërprerjes së kontratës të punës me afat të pacaktuar, shkruan ATSH.

Ky njoftim bëhet i ditur si pjesë e ristrukturimit të ”Ford” i cili synon të rivendosë sa më shpejt të jetë e mundur një aktivitet fitimprurës në Evropë.

Prodhuesi i makinave nuk përmendi mbylljen e qendrave specifike në Gjermani, as nuk renditi shkurtime të tjera të vendeve të punës në shtete të tjera që prekeshin nga ky plan. ”Ford’’ punëson mbi 24000 persona në Gjermani, 18000 në Këln, 6000 në Saarlouis dhe rreth 200 në Aachen dhe ka një numër të përgjithshëm prej 53000 të punësuarve në Evropë.

Marketing