Duket sikur Duka dhe Dukesha e Sussexit mund të kenë zgjedhur karrocën e fëmijës së tyre.
Por kjo zgjedhje duket se nuk është në përputhje me traditën mbretërore.
Një makinë shpërndarëse nga marka “iCandy” u zbulua se ka hyrë në shtëpinë e çiftit mbretëror javën e kaluar duke u lënë hapësirë spekulimeve se çifti ka zgjedhur një karrocë fëmijësh shumë luksoze.
Një markë e tillë ishte zgjedhur edhe nga të famshmit si Victoria Beckham, Natalie Portman dhe Elton John.
Karrocat e një market ë tillë kushtojnë deri në 1500 funta.
Ndërkaq, Familja Mbretërore tradicionalisht ka favorizuar markën klasike “Silver Cross” për fëmijët mbretërorë.