Shpëtoni nga karikusja, ky telefon mban 50 ditë bateri

Smartfoni i kompanisë teknologjike “Avenir” ka baterinë me kapacitetin më të madh të ndërtuar ndonjëherë.

Marketing

Dy trendet e mëdha në zhvillimin e smartfonëve janë procesorët gjithnjë e më të shpejtë dhe dizajni çdoherë e më elegant.

Megjithatë, “Avenir” fokusin e ka vendosur në baterinë e prodhimit të saj të fundit.

Nëse nuk përdoret në mënyrë aktive Max P18K, telefoni do të qëndrojë për rreth 50 ditë.

Përveç kësaj, smartfoni ka hapësirë për pesë kamera (dy për ‘selfie’, tri në anën e pasme) një procesor MediaTek, 6GB memorie dhe 128GB hapësirë ruajtëse.

Telefoni, i cili drejtohet nga sistemi softuerik Android 9, do të lansohet këtë verë.
Çmimi përfundimtar, ka bërë të ditur kompania, do të jetë 600 euro.