Ahmeti porositë opozitën të mos tërhiqet nga negociatat për PSP-në

Opozita nuk duhet të tërhiqet nga negociatat për PSP, tha sot kreu i BDI Ali Ahmeti.

Marketing

Sipas tij, bisedimet midis qeverisë dhe opozitës mbi ligjin e ri për Prokurorinë Publike duhet të vazhdojnë, gjë që gjithashtu përcakton fatin e PSP-së.

“Kishim takime. I bëj thirrje opozitës që të mos tërhiqet nga dialogu dhe të bjerë dakord për të mirën e vendit”, tha Ahmeti.

Pas mosarritjes së marrëveshjes për Ligjin për Prokurori Publike dhe fatin e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dje paralajmëroi se bisedime për sigurimin e shumicës së nevojshme, do të zhvillohen në dy trajektore.

Përndryshe, edhe takimi i dytë që u realizua të premten mes grupeve të punës së VMRO-DPMNE-së dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), për Ligjin për Prokurori Publike dhe fatin e PSP-së, përfundoi pa marrëveshje. Pas kësaj, ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, paralajmëroi vazhdim të bisedimeve me deputetë dhe grupet e tjera parlamentare, në përpjekje për kapjen e 2/3-tave.

Marketing