Policia finlandeze ka njoftuar se pjesëtarë të saj kanë parandaluar tentim për sulm të një burri “të rrezikshëm dhe agresiv” mbi ministrin në Qeverinë e Finalndës gjatë kohës së një tubimi parazgjedhor.
Policia në kumtesën nuk qartësuar për cilin ministër bëhet fjalë, por sipas mediave lokale, cak i sulmit ka qenë shefi i diplomacisë finlandeze, Timo Soini.
“Në bazë të informatava të para, një burr i rrezikshëm dhe agresiv ka tentuar t’i afrohet ministrit në një tubim zgjedhor në tregun lokal të (qytetit) Ventai”, thuhet në komunikatën e policisë.
Personi i cili është neutralizuar nga policët, ka qenë i veshur me këmishë të zezë me mbishkrim “Ushtarë të Odinit”, por nuk ka informacione nëse ka qenë i armatosur.
“Ushtarë të Odinit” është Organizatë e njohur për qëndrimet e saja kundër emigrantëve.
Zëdhënësi i Soinit ka refuzuar të komentojë këto informacione.