Një burrë në Peru u rrah keq nga gruaja e tij, pasi e zuri në flagrancë duke pirë me një grup femrash.
Gruaja kishte kapur karrigen, me të cilën “e shpërbleu mirë” burrin e saj duke e rrahur derisa e shtrinë në barin ku ai po qëndronte.
Sipas Daily Mail, gruaja ishte e zemëruar, pasi burri i saj kishte qerasur tri gra duke përdorur paratë e destinuara për një drekë shkollore për fëmijët e tyre.