Kosova i nis me barazim kualifikimet për “Euro 2020”

Kosova ka barazuar 1-1 me Bullgarinë në “Fadil Vokrri”.
Kosova i ka nisur me barazim kualifikimet për “Euro 2020”, duke ndarë pikët me Bullgarinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, raporton Gazeta Express.

Marketing

Kosova barazoi 1-1 me Bullgarinë pavarësisht rasteve të shumta që kishin “Dardanët” përgjatë 90 minutave.
Bullgaria shënuan në pjesën e parë duke kaluar në epërsi në minutën e 39’ me golin e Vasil Bozhikov.

Në pjesën e dytë, Kosova luajti bukur me raste të shumta shënimi, por arritën të gjejnë vetëm një gol.
Ishte Arbër Zeneli, ai që realizoi një gol të bukur për vendasit në minutë e 61’, për rezultatin përfundimtar 1-1.

Marketing