Me vendim të gjykatës së Apelit pas ankesave të parashtruara edhe Bedredin Ibraimit i është ndryshuar masa me burgim shtëpiak.
Dënimi më i madh i ishte shqiptuar Bedredin Ibraimit me 4 vjet e gjysmë burgim, i cili ishte anëtar i Komisionit Shtetëror të zgjedhjeve nga radhët e Partisë Demokratike Shqiptare, gjatë zgjedhjeve lokale të 2013-s.
Sipas aktgjykimit të shkallës së parë, Mijallkov kishe porositur përmes kreut të PDSH-së, Menduh Thaçi, që të ndikojë te ish-anëtari i KSHZ-së Bedredin Ibraimi që të votojë për prishjen e zgjedhjeve lokale në Strumicë.