Milani do ta kërkojë fitoren kundër Sampdorias, në stadiumin Luigi Ferraris, në kuadër të xhiros së 19 të të Serisë A, për t’u kthyer në pozitën e tretë në tabelën e Serisë A.
Milani zbriti në pozitën e katërt në Serie A pasi e humbi derbin e qytetit kundër Interit. Megjithatë, sonte në orën 20:30 do ta ketë mundësinë ta rimarrë këtë pozitë me fitore ndaj Sampdorias, raporton Gazeta Express.
Në tetë ndeshjet e zhvilluara që nga Krishtlindja, disfata kundër Interit mbetet e vetmja humbje për skuadrën e Gennaro Gattusos, që gjatë kësaj kohë i ka fituar 7 nga ato ndeshje.
Për më tepër, Milani është i pamposhtur në tetë ndeshje të zhvilluara si mysafir dhe e ka mbrojtjen e dytë më të mirë në ligë në ndeshjet e zhvilluara jashtë shtëpisë.