Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot në Qeveri u takua me ministrin grek të Shëndetësisë, Andreas Ksantos, në kuadër të vizitës zyrtare të kryeministrit të Republikës së Greqisë, Aleksis Cipras në Shkup.
Në takim, kumtoi Ministria e Shëndetësisë, dy ministrat kanë biseduar për përforcimin e bashkëpunimit midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë në sferën e sektorit shëndetësor përmes nxitjes së trajnimeve, programeve shkencore dhe këmbimit të universiteteve, spitaleve dhe institucioneve tjera shëndetësore.
Sferat nga interesi i përbashkët për këmbim të njohurive dhe për zbatimin e projekteve janë: mobilizimi i fondeve strukturore të BE-së, veçanërisht mjete nga Interreg, për zbatimin e projekteve ndërkufitare në sektorin shëndetësor; sigurim i ekspertizës në sferën e shëndetit mental (deinstitucionalizim, shërbime për shëndet mental në bashkësi, rehabilitim psikosocial dhe profesional) dhe varësi nga droga (parandalim, terapi supstituiona, të a.q. programe “të thata” dhe rehabilitim psikosocial); bashkëpunim në sferat e sëmundjeve infektuese (veçanërisht të sëmundjeve vektoriale) dhe çështje nga shëndeti publik. si dhe sistemi për Ndihmë urgjente mjekësore dhe sigurim të ekspertizës dhe mbështetje teknike gjatë sigurimit dhe menaxhimit të gjakut dedikuar për transfuzion, duke përfshirë edhe serologji dhe testim molekular.
Ministri Filipçe në takim theksoi se me Republikën e Greqisë deri më tani bashkëpunimi është i shkëlqyer, që në mënyrë shtesë do të avancohet dhe përforcohet me këmbimin e përvojave dhe njohurive, që të rritet qasja dhe cilësia deri në shërbimet në shëndetësi, si dhe të zhvillohen projekte veçanërisht për bashkëpunim ndërkufitar.
Për momentin, me Republikën e Greqisë në kuadër të IPA bashkëpunimit ndërkufitar zhvillohet projekti “Sistemi i unifikuar informatik për këmbim të informacioneve midis njësiteve në mbrojtjen primare shëndetësore në rajonin ndërkufitar”, Health Info.
Synimi kryesor i projektit është përforcimi i bashkëpunimit midis dy vendeve në sferën e shëndetësisë, përmes këmbimit të informacioneve në sistemet e unifikuara të informacionit. Në kuadër të projektit është paraparë të bëhet furnizimi për skrining të kancerit në gji, të zbatohet edukim i punëtorëve shëndetësorë, të kryhet skrining për kancerin në gji dhe të vendoset e-platformë e përbashkët për shkak të këmbimit të informacioneve për resurset ndërkufitare shëndetësore, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.