Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim kumtoi se me sukses përballet me të gjitha sfidat dhe provokimet nga piromanët.
“Aeroplanët e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, sikur edhe deri më tani, ashtu edhe sot kanë vështruar mbi territorin e vendit, duke vepruar në mënyrë aktive kësaj radhe në Krushevë. Ato sot ishin mbështetje e pashmangshme e helikopterëve të ARM-së. Pa ndërprerje pilotët në mënyrë aktive kanë vepruar në suaza të kohës ligjore për qëndrim në ajër, deri në limitet përfundimtare të kohës, duke e dhënë maksimumin e tij”, kumtuan nga DMSH.
Nga atje thonë se është evidente se apelet për ndërprerje të djegieve të pyjeve nuk arrijnë deri te ndërgjegjja e individëve dhe se edhe më tej do ta përcjellin situatën dhe do të përballen me sfidat.