Najçevska: Duhet të spastrohet Prokuroria Publike dhe të bëhet më e pavarur që të luftojë me krimin

Profesoresha Mirjana Najçevska dje ishet mysafir në emisionin “Samo Vistina” në Kanal 5. Aty u bisedua për shumë çështje të ndryshme aktuale në RMV, mes tjerash edhe për PSP-në, gjegjësisht ligjin për PTHP-në.

Marketing

Ky ligj ka ngecur dhe ende pritet të gjendet një akord mes pushtetit dhe opozitës maqedonase.

Profesoresha Najçevska deklaroi se Prokuroria Publike duhet të bëhet më e pavarur ndërsa PSP ka një afat të caktuar të funksionimit, i cili duhet ti përfundojë dhe të vetshpërbëhet.

Najçevska gjithashtu tha se nëse vazhdojmë kështu me ndërtimin e strukturave paralele, do të humbasim momentin e ndërtimit të vërtetë të shtetit ligjor përmes përforcimit të institucioneve që tanimë i kemi.

“Dmth duhet të spastrohet Prokuroria Publike definitivisht. Duhet të bëhet sa më tepër e pavarur dhe duhet të bëhet e fuqishme. Dmth Prokurori Publike e cila do të mund të luftojë me krimin veçanërisht me krimin dhe mosdënimin e funksionerëve të lartë në pushtet”, theksoi Najçevska.

Ndryshe, sa i përket ligjit për PTHP-në, gjegjësisht gjetjes së zgjidhjes për funksionimin e PSP-së, dje në 1Tv foli edhe kryeministri Zoran Zaev i cili tha se PSP-ja është Prokurori e Pavarur publike e cila ka përfunduar punën e saj por tani do të vazhdojë më tej. Zaev vlerëson se nuk guxojmë të heqim dorë nga PSP sepse do të shkatërrojmë edhe pjesën tjetër të Prokurorisë Publike.

Marketing