LSDM: Sa më afër anëtarësimit në NATO, aq më të mëdha janë përfitimet ekonomike

Përparimi në integrimet, procesi i ratifikimit të protokollit për aderim në NATO dhe politikat e suksesshme serioze ekonomike e lëvizën ekonominë.

Marketing

Parametrat e shumta ekonomike tregojnë se vetëm për një vit nga intensifikimi i procesit integrues, përfitimet ekonomike janë reale dhe të dukshme.

Vetëm për një vit paga mesatare neto është rritur për 7,5 për qind, respektivisht prej 23,850 denarë që ka qenë në dhjetor të vitit 2017, është rritur në 25,784 në dhjetor të vitit 2018.

Integrimi e ktheu besimin në ekonomi, viti 2018 do të mbetet i paharruar sipas shumës më të lartë historike të investimeve të huaja direkte prej 624,5 milionë eurosh ose 276 për qind mbi përqindjen.

Numri rekord i investimeve të huaja në vitin 2018, e zvogëluan shkallën e papunësisë në 19,4 për qind në tremujorin e fundit të vitit 2018 që është një zvogëlim i dukshëm në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2017 që ka qenë 21,9 për qind.

Anëtarësimi në NATO, plotësisht do t’i intensifikojë lëvizjet pozitive në ekonomi. Hyrja në NATO dhe përparimi në integrimin në BE do ta përshpejtojnë rritjen ekonomike, ekonomia do të bëhet më konkurruese dhe më atraktive për investitorët, do të rritet numri i vendeve të sapohapura të punës, do të rriten pagat, ndërsa më shumë para do të mbarojnë te qytetarët.

Qendra për Komunikime me Opinionin e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë

Marketing