Banka Botërore për Maqedoninë: Rritje ekonomike, por edhe të inflacionit

Të vendoset theksi mbi reformat ekonomike dhe stabilizimin e financave publike. Këto janë rekomandimet e Bankës Botërore për Maqedoninë e Veriut për të përshpejtuar procesin e integrimit në Bashkimin Evropian (BE), pasi u arrit zgjidhja e mosmarrëveshjes për emrin me Greqinë.

Marketing

Rritja ekonomike prej 0.2 për qind në 2017, u rrit në 2.7 për qind vitin e kaluar për shkak të konsumit dhe eksporteve neto, ndërkohë që investimet filluan të rimëkëmbeshin, njoftojnë nga Banka Botërore, duke shtuar se papunësia ra në nivele historike, ndërkohë që presioni për të rritur pagat vazhdon.

“Për këtë vit parashikohet një trend i rritjes prej 2.9 për qind, ndërsa në vitin 2020 pritet të arrijë 3.2 për qind si rezultat i aktiviteteve ndërtimore që pritet nga investimet dhe sektori i prodhimit”, thonë nga Banka Botërore.

Nga atje shtojnë se është planifikuar të rritet konsumi personal i mbështetur nga pagat më të larta, punësimi dhe rritja e kreditimit të ekonomive familjare.

“Forcimi i efikasitetit të shpenzimeve publike dhe zgjerimi i bazës tatimore do të ndihmon në stabilizimin e borxhit publik dhe të rivendosen rezerva fiskale për tronditjet e ardhshme”, thonë nga Banka Botërore.

Nga Banka Botërore raportojnë se inflacioni në Maqedoninë e Veriut ngeli 1.5 për qind në vitin 2018, megjithatë pritet që të rritet në 1.8 për qind këtë vit, gjegjësisht 1.9 për qind në vitin 2020.

Marketing