Emri i djalit të çiftit të njohur u komentua shumë në rrjet, pasi ishte më i pazakontë.
Së fundi, Elita postoi disa imazhe në Instagram, në të cilat u shfaq bashkë me djalin, e ku nuk munguan komentet e ndjekësve.
Një prej tyre i shkruan “Paramendo kur t’rritet edhe pak kur t’i thonë: O Zëri lëshoja zërin televizorit”.
Kjo bëri që moderatorja t’ia mbyll gojën me përgjigjen, ku shkroi “Edhe Erës i thonë shumë po fryn era, edhe Borës i thonë shumë po bie borë, edhe Malit i thonë a po ikim në mal etj”.