Javën e fundit përfundimisht me 15 prillin në shtet janë regjistruar 202 të sëmurë nga gripi, që është për 28,6 për qind zvogëlim në krahasim me javën e kaluar kur ishin regjistruar 283 të sëmurë, citohet në raportin që në ueb faqen e saj e publikoi Instituti për shëndet publik.
Gjatë javës së fundit, nuk janë regjistruar raste të vdekjes të asocuar me grip. Numri i personave të paraqitur javën e fundit është më i madh për 47,4 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të sezonit të kaluar.
Këtë javë, në laboratorinë virosologjike të ISHP-së arritën 17 materiale për testim të gripit, prej të cilave dy (11, 8 për qind) pozitive për prani të virusit të gripit A (H3).
Javën e fundit një numër i madh i personave të sëmurë (141) janë paraqitur në grupin e personave të rritur prej 15 deri 64 vjet, derisa incidencë më e madhe prej 13,8 në 100.000 banorë është regjistruar te fëmijët e moshës deri katër vjet. Janë paraqitur persona të sëmurë nga 18 njësi raportuese. Numri më i madh i personave të sëmurë janë paraqitur nga rajoni i njësisë rajonale Gostivar (39), ndërsa incidenca më e lartë prej 38,4 në 100.000 është regjistruar në territorin e Njësisë rajonale Negotinë.
Në sezonin 2018/2019 numri i tërësishëm i të sëmurë nga gripi arrin 21.142, ndërsa janë regjistruar 28 raste të vdekjes të asocuar me grip, të moshës prej pesë deri në 86 vjet.