Shkollat profesionale me programe të ndryshme për tërheqjen e nxënësve

Shkollat e mesme profesionale tashmë kanë hyrë në garë se kush do të pranojë numër më të madh të semimaturantëve, përkatësisht nëse do të plotësojnë numrin e nxënësve të paraparë me konkurs. Përfaqësuesit e shkollave kanë nisur prezantimet para nxënësve për t’i njoftuar me drejtimet dhe kushtet për mësim.

Marketing

Në shkollën fillore “Adem Jashari” takuam përfaqësuesit e shkollës profesionale “Boro Petrushevski” që për vitin e ri shkollor 2019-20 ka paraparë 3 drejtime me 5 paralele dhe atë: drejtimi i komunikacionit, makinerisë dhe elektroteknik.

Dy drejtime hapen në sferën e komunikacionit, teknik për komunikacion rrugor dhe drejtimi i shpedicionit, dy paralele teknik autoteknik mekatronik tani e reformuar dhe një paralele në drejtimin auto elektricist, e vetmja që zgjat tre vite për dallim nga ato katër tjerët…Ata që nuk planifikojnë të vazhdojnë më tej kanë një mundësi të mirë që të punësohen me atë që shkolla jonë ka bashkëpunim shumë të mirë me partnerët e vendit tonë që ndërmjetëson në punësimin e nxënësve, në shumë kompani shqiptare dhe tjera në vendin tonë- deklaroi Halime Demir Horuni, SHM “Boro Petrushevski”.

Disa prej nxënësve akoma nuk kanë vendosur se ku do të vazhdojnë shkollimin e mesëm. Por, ngjashëm me vitet e kaluara shumë prej tyre tashmë kanë vendosur të regjistrohen në gjimnaz, ekonomi dhe mjekësi.

“Tash janë fokusuar prindërit në medicinë, ekonomi, poashtu edhe në gjimnaz. Prindërit e mi më kanë dhënë opsionet, kanë dhënë mendimet e tyre por më kanë lënë mua të vendos, është vendimi im”.

“Unë kam vendos të shkoj në gjimnaz, të vazhdoj shkollimin e mesëm, pastaj fakultetin. Nëse e kryej gjimnazin unë mendoj që do të vazhdojë në mjekësi, Fakultetin e Mjekësisë”.
“Unë jam konsultuar me prindërit dhe kam vendos për në “Pançe Karagjozov”, në drejtimin farmaci. Unë mendoj që ta vazhdojë edhe fakultetin për të arrit diçka edhe më tepër”.

Nga shkollat me drejtime profesionale thonë se urgjentisht duhen reforma në arsimin fillor me qëllim që prej në këtë cikël të bëhet kualifikimi i nxënësve për drejtime të caktuara profesionale dhe mos të favorizohen vetëm gjimnazet.

Edhe nga Komuniteti i bizneseve, thonë se boshllëku në shkollat profesionale shkakton deficit të kuadrove profesionale në tregun e punës. Sipas një kërkimi nga Qendra për Tolerancë Ndëretnike dhjetëra kompani janë të gatshme të punësojnë rreth 650 punëtorë të makinerisë, energjetikës dhe shumë profileve të ndryshme deficitare.

Marketing