Unai Emery dëshiron që Arsenal të zhvillohet në ekipin më të mirë në botë, por trajneri u ka kërkuar tifozëve të jenë të durueshëm pasi klubi vazhdon të forcohet dhe të rritet.
Arsenal këtë sezon ka arritur deri në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, ndërsa në Premierligë po lufton për katër pozitat e para, duke u renditur në vendin e pestë para përballjes të së dielës kundër Leiceter Cityt.
“Ne duam të jemi me këtë klub në pikën ku do të jemi më të mirët në Angli dhe në botë, por është një proces i gjatë”, ka deklaruar trajneri në konferencë për shtyp të premten.
“Ndonjëherë, sikurse sot, ne jemi nevojë për durim”.
“Ne duam të luajmë në Ligën e Kampionëve por gjithashtu ne dimë që procesi jonë kërkon durim sepse aty janë edhe pesë ekipe tjera shumë të forta me lojtarë të mirë dhe me paraqitje shumë të mira”.