Në ambientet e Restaurant Festina u shënua duaja e hatmes së nxënësve të Qendrës Akabe.
Qendra Akabe tashmë nga vatra e saj ka gjeneratën e dytë që kanë mbaruar të gjitha nivelet e parapara.
Nxënësit e Qendrës Akabe u paraqitën me një program modest nën organizimin e Arlinda Esati Bela dhe Nurdane Ajdari.
Gjeneratat e reja janë dhe ardhmëria jonë, këtë e dëshmuan edhe të pranishmit në sallën e stërmbushur.
Kryetari i Q.E.K. – AKABE, Senad ef. Ramadani në fjalimin e tij të shkurtër vëndoi theks të veçant mbi vizionin e Qendrës Akabe që tashmë kjo qendër është serioze dhe e pranishme tek çdo fëmij dhe familje e këtij nënqielli.
Falënderojmë të gjithë ata që ndihmuan dhe na kanë dhenë s’paku mbështetje morale për të vazhduar.
Ne mbrëmë e morëm mesazhin, vazhdojmë edhe më fuqishëm.