Merkel-Macron: Përgjegjësia për rajonin është e jona

Kancelarja gjermane Angella Merkel dhe presidenti i Francës, Emanuell Makron kanë mbajtur një konferencë të përbashkët pas Samitit për Ballkanin Perëndimor në Berlin.

Marketing

Kancelarja Merkel dhe Makron, si lider të dy vendeve më me ndikim në BE, theksuan se Gjermania dhe Franca e ndajnë përgjegjësinë për Ballkanin Perëndimor dhe theksuan se në inertes të dy vendeve është të nxisin zhvillimin e proceseve në rajon, si interes evropian.

Si shembull se kjo është e mundur, kancelaria e Gjermanisë Merkel dhe presidenti i Francës, Makron e veçuan Maqedoninë e Veriut dhe Marrëveshjen e Prespës me të cilin u zgjidh çështja e emrit me Greqinë që i zhbllokoi proceset euro-atlantike në vend dhe u bë model për zgjedhje të çështjeve të hapura.

Liderët e dy vendeve thanë se shpresojnë se do të arrihet zgjidhje për bllokimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës dhe se të vendet do të arrijnë të gjejnë përgjigje për gjitha çështjet e hapura.

Në konferencën theksi u vendos tek bashkëpunimi ekonomik mes vendeve të rajonit si dhe lidhjen infrastrukturore.
U theksuar se priten më shumë përfitime nga procesi i Berlinit edhe në pjesën e çështjeve të sigurisë dhe luftën kundër krimit financiar.