Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, i cili kryeson edhe Delegacionin Shtetëror për Serbinë ka folur për samitin e Berlinit. Ai ka thënë se kryeministri e presidenti i kanë njoftuar sot për rrjedhën e takimit.
Sipas tij, mbajtja e Samitit ka qenë një shenje e mirë. Ai thotë se e ka parë si zhvillim pozitiv dhe si mundësi që delegacioni i Kosovës të paraqes shqetësimet e vendit siç është mungesa e liberalizimit të vizave. Po ashtu ka thënë se është inkurajues qëndrimi i Gjermanisë për liberalizimin e vizave.
“Unë besoj se qëndrimet e presidentit dhe kryeministrit kanë qenë korrekte dhe janë në kuadër të Kushtetutës e platformës që kanë nxjerrë Kuvendi i Kosovës. Përplasjet e ndryshme e dëmtojnë pozicionin e Kosovës. Sot kemi një qëndrim zyrtar dhe unë pres nga presidenti dhe të gjithë të thirren në platformën e Kosovës”, ka thënë Limaj.
Më tutje ai ka folur edhe për takimin e paralajmëruar më 1 korrik në Paris. Ka thënë se të gjithë duhet ta kenë të qartë se pa SHBA-të nuk mund të arrihet marrëveshja.
“SHBA kanë qenë pjesë e këtij procesi, por Kosova duhet të jetë në konsultim të plotë me SHBA dhe miqtë tanë evropianë.