Aksion humanitar në Kavadarc

Në kuadër të aksionit Mëshira dhe Solidariteti i Ramazanit, në ditën e katërt të muajit të bekuar të Ramazanit, pra, të Enjten më 09 Maj 2019, Organizata Humanitare Hilal e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka ndërmarrë aksion humanitar në qytetin e Kavadarcit, gjegjësisht me këshillin e xhamisë së Kavadarcit, ku në mënyrë të koordinuar ka bërë ndarjen e ndihmave humanitare për familjet skamnore, të pastrehët dhe jetimët, me ç’rast u ndanë 4 tonelata ndihma humanitare.

Marketing

Ashtu siç u njoftua në fillim të këtyre aksioneve, OH Hilal për këtë muaj të bekuar ka planifikuar të shpërndan mbi 200 tonelata ndihma. Ashtu si edhe vitet e kaluara këto aksione mbështeten nga muftinitë e Bashkësisë Fetare Islame në RMV dhe këshillat e xhamive në tërë vendin, të cilat fillimisht përpilojnë lista të skamnorëve dhe më pas ato ndihma shpërndahen sipas këtyre listave në tërë territorin e vendit tonë.

Pra, në këtë aksion, iu dorëzuan 4 tonelata ndihma kryetarit të Këshillit të Xhamisë së Kavadarcit Ahmed Fazliov, i cili falënderoi publikisht OH Hilal dhe Kryetarin e saj ef. Dautin si dhe një falënderim të posaçën për Reisul Ulemanë H. Sulejman ef. Rexhepi për angazhimin e palodhshëm në sferën e humanitetit dhe sigurimin e ndihmave për skamnorët e tërë territorit të Maqedonisë së Veriut.

Për këto ndihma, Kryetari i OH Hilal Mustafa ef. Dauti ditë më parë falënderoi Drejtorinë e Vakufit të Republikës së Turqisë e cila si çdo vit po bashkëpunon me BFI dhe i dhuron nga 5 mijë pako ndihma humanitare për nevojtarët e kategorive të ndryshme në Maqedoni. Gjithashtu, ai falënderoi edhe fabrikën e ujit Kozhufçanka për mbështetjen disa vitëshe, si dhe Reisul Ulemanë H. Sulejman ef. Rexhepi, për gjithë mbështetjen dhe angazhimin e palodhshëm në sigurimin e këtyre ndihmave mëse të nevojshme për skamnorët dhe nevojtarët.
Gjatë këtij aksioni të pandalshëm, OH Hilal për muajin e Ramazanit ka planifikuar të bën shpërndarjen e 200 tonelatave ndihmave, të cilat kapin një shumë prej 420 000 euro.

Marketing