Gostivar, ndalohet një person për mbajtje municionesh pa leje

Gjykata Themelore e Gostivarit ka marrë vendim për hapjen e procedurës hetimore kundër një personi për te cilin ka dyshime (….te bazuara) se ka kryer veprën penale: përpunim, mbajtje, ndërmjetësime dhe tregtim te paautorizuar te armeve ose te mjeteve shpërthyese, sipas nenit 396, alinesë 2 ne lidhje me aline 2 te ligjit te procedurës penale. Me date 09.05.2019 në rrugën magjistrale Kërcove Gostivar, gjate kontrollit te makinës ne te cilën i dyshuari ishte bashkudhëtar, te një 24 vjecari nga Shkupi u gjenden 612 plumba për pistoleta te kalibrave te ndryshëm. Municioni është gjendur ne xhepat e te dyshuarit dhe nen sediljen e makinës.

Marketing

Me vlerësimin se janë plotësuar bazat ligjore, prokurori hetimor i autorizoi i dorëzoi gjykatësit të Gjykatës Themelore te Gostivarit, propozimin për përcaktimin e masës ligjore te paraburgimit për te dyshuarin.

Marketing