Fero paska harruar t’i bëjë Arbenitës dhuratë për ‘Shën Valentin’, por shihni ç’i punon modelja!(Foto)

Fero dhe Arbenita janë kthyer shpejt në një prej çifteve më simpatikë dhe të komentuar.

Marketing

E teksa çifti nuk ka të ndalur me deklaratat romantike të cilat nuk i fshehin aspak në rrjetet sociale, duket se në ditën e të dashuruarve, reperi paska harruar t’i bëjë dhuratë modeles.

“M’fal që për Shën Valentin kom harru me t’ble trëndafila”- shkruante Fero në foton e postuar së fundmi, ndërsa Arbenita ka komentuar me disa emoji ku tregon se nuk i ka pëlqyer aspak veprimi.

“Herën tjetër zemër”, i përgjigjet Fero komentit të saj. Megjithatë, reperi ka treguar se në fakt bëhet fjalë për projektin e ri muzikor që do të sjellë së shpejti dhe fjalët e shkruara në postim janë tema e këngës së re.

Marketing