Çfarë po bëjnë vendet nëpër botë, për t’iu kundërvënë lajmeve të rreme

Qeveritë anembanë botës, po përpiqen të gjejnë mënyrat më efikase, për trajtimin e problemit të lejmeve të rreme, si dhe të përmbajtjes së dhunshme apo ekstremiste në internet dhe në mediat sociale. Ja cilat janë disa nga masat e ndërmarra së fundmi, në disa prej vendeve:

Marketing

Singapori

Singapori propozoi më 1 prill një ligj, për të luftuar lajmet e rreme. Sipas projektligjit, ata që përhapin gënjeshtra në internet me një qëllim dashakeq, për të dëmtuar interesin publik, mund të përballen me një dënim deri në 10 vjet burg.

Ndërkohë platformave të internetit, duke përfshirë faqet e mediave sociale si Facebook ose Tëitter, do t’u kërkohet të veprojnë me shpejtësi, për të kufizuar përhapjen e gënjeshtrave, duke publikuar korrigjime pranë këtyre postimeve, ose duke i fshirë këto të fundit.

Mosrespektimi i ligjit, mund të sjellë gjoba deri në 1 milionë dollarë. Edhe individët, mund të nxiten gjithashtu të bëjmë korrigjime të ngjashme, dhe mund të gjobiten deri në 20.000 dollarë, apo të burgosen deri në 12 muaj, nëse refuzojnë ta bëjnë këtë.

Malajzi

Qeveria e mëparshme e Malajzisë, e udhëhequr nga koalicioni Barisan Nasional (BN), ishte në mesin e vendeve të para të botë, që miratoi një ligj kundër dukurisë së “fake neës”. Ligji i miratuar në prill të vitit të kaluar, thotë se cilido që me synime të këqija, krijon ose përhap lajme të rreme, ka kryer një krim, dhe kushdo që shpallet fajtor, mund të burgoset deri në 6 vjet burg, ose të gjobitet me më shumë se 165 mijë dollarë.

Qeveria e re Pakatan Harapan, e cila rrëzoi BN nga pushteti në zgjedhjet e majit 2018, është zotuar ta shfuqizojë këtë ligj, por kjo lëvizje u bllokua nga Senati i udhëhequr nga opozita në shtatorin e 2018-ës.

Australia

Qeveria australiane, njoftoi më 4 prill se do të gjobisë ose burgosë përfaqësues të mediave sociale dhe kompanive të lidhur me to, nëse nuk “heqin “shpejt” lajmet e rreme, apo me përmbajtj të dhunshme, raportoi agjencia Reuters.

Sipas ligjit të ri, kompanitë mund të përballen me gjoba deri në 10 përqind të xhiros vjetore, ndërsa drejtuesit mund të dënohen me burgim deri në 3 vjet, nëse nuk heqin videot apo fotot që tregojnë terrorizëm, vrasje, përdhunime apo krime të tjera serioze.

Bashkimi Evropian

Ligjvënësit evropianë, votuan të hënën e 8 prillit, pro rregullave të reja shtesë për fshirjen e materialeve me përmbajtje terroriste në internet. Sipas Brulselit, kompanitë e teknologjisë si Facebook, Tëitter ose Google, mund të përballen me gjoba nëse nuk arrijnë të eliminojnë shpejt propagandën e terrorizmit nga vendet e tyre.

Gjermani

Gjermania, miratoi në janar të vitit të kaluar një ligj të posaçëm, që i detyron kompanitë e mediave sociale të shpejtojnë largimin e përmbajtjes së paligjshme në platformat e tyre si gjuha e urrejtjes, pornografia e fëmijëve, sendet e lidhura me terrorin dhe lajmet e rreme nga vendet e tyre, raportoi AFP. Këtyre platformave, do t’u jepet një afat kohor vetëm 24 orë për të hequr përmbajtjen e ndaluar, përndryshe rrezikojnë të përballen, gjoba deri në 50 milionë euro.

Francë

Franca miratoi tetorin e vitit të kaluar, 2 ligje kundër lajmeve të rreme, për të frenuar informacionin e rremë gjatë fushatave zgjedhore. Lëvizja erdhi pas akuzave për ndërhyrjen e rusëve, në zgjedhjet presidenciale franceze të vitit 2017.

Ligjet e reja, i japin mundësi një kandidati apo një partie politike të kërkojë një urdhër gjyqësor, që parandalon publikimin e “informacioneve të rreme”, gjatë 3 muajve të fushatës, që i praprijnë zgjedhjeve kombëtare. Ato i japin gjithashtu Francës autoritetin, për të pezulluar aktivitetin e ndonjë medie që “kontrollohet, ose është nën ndikimin e një fuqie të huaj”, dhe që shpërndan qëllimisht informacione të rreme.

Rusia

Muajin e kaluar, presidenti Vladimir Putin, dekretoi një ligj që parashikon gjoba të reja të mëdha, për rusët që përhapin ato që autoritetet e konsiderojnë si lajme të rreme, apo që tregojnë një “mungesë të hapur të respektit” për shtetin, raportoi Reuters.

Autoritetet, mund të bllokojnë faqet e internetit, që refuzojnë të fshijnë informacionet e pasakta. Individët mund të gjobiten deri në 8 mijë dollarë për qarkullimin e informacionit të rremë online, që çon në një “shkelje të madhe të rendit publik”.

Strait Times – Bota.al

Marketing