Detaje nga aksidenti tragjik në Draçevë

Prokuroria Themelore Publike- Shkup ka njoftuar se menjëherë pas aksidentit prokuror përgjegjës menjëherë ka dalë në vendngjarje për të kryer hetim në Draçevë ku pesë persona kanë humbur jetën.

Marketing

“Sipas informacioneve të para nga hetimi, aksidenti ka ndodhur pesëmbëdhjetë minuta para mesnate, kur makina Reno 5 me targa të Shkupit, në të cilin kanë qenë viktimat, nga arsye të panjohura nga dalë nga korsia e kundërt dhe ka goditur drejtpërdrejt kamionin që ka transportuar mbeturina. Nga lëndimet të gjithë udhëtarët në makinë kanë humbur jetën, tre burra dhe dy gra”, kanë bërë të ditur nga Prokuroria Themelore Publike.

Prokurori Publike ka lëshuar Urdhër për obduksion të trupit të viktimave ndërsa do të bëhet edhe ekspertizë teknike për të vërtetuar arsyet e aksidentit.

Marketing