Një banor i Dobroshit të Tetovës ka dashur që të shkelë disa policë

Një banor i fshatit Dobrosht të Tetovës ka tentuar që të shkelë disa policë të cilët e kishin kapur në zonën pyjore kur kishin tentuar që të kontrollojnë, kumtoi SPB Tetovë. Policët ishin larguar në njërën anë dhe kishin gjuajtur plumba paralajmërues.

Marketing

“Rreth orës 19, në rrugën pyjore për fshatin e Tetovës Dobrosht, një patrullë e Stacionit policor për mbikëqyrje kufitare Rogaçevë ka vërejtur një xhip “UAZ” me targa të Tetovës, i drejtuar nga 61 vjeçari A.A. nga Dobroshti. Në shenjën e dhënë xhipi nuk kishte ndaluar dhe kishte vazhduar me lëvizje, pastaj është kthyer dhe ka shkuar drejtë policëve, ndërsa të cilët ishin larguar mënjanë që të mos goditen dhe gjatë kësaj kishin shtënë plumba paralajmërues në ajër”, informon zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Shoferi kishte vazhduar të drejtojë veturën, e kishte rritur shpejtësinë dhe ishte larguar. Sipas policisë diç më vonë e njëjta është gjetur e ngarkuar me dru. 61 vjeçari gjatë natës është privuar nga liria dhe është mbajtur në Stacionin policor në Tetovë për procedurë të mëtutjeshme.

Marketing