“CIVIL”: T’u jepet fund përfitimeve dhe luksit të funksionarëve

Reduktim ose ndërprerje të plotë të përfitimeve të funksionarëve të zgjedhur dhe të emëruar, kërkon Qendra për Liri “Civil”. Në kërkesën dorëzuar Kuvendit, potencohet që funksionarët të heqin dorë nga makinat luksoze, udhëtimet e shtrenjta, shpenzimet e rrugës orienditë luksoze, shpenzimet për tenderë, për procedurat e punësimit dhe të tjera.

Marketing

Përfitimet e larta, harxhimet e larta të cilat ne i kemi për apanazh, për pensione, për pensione të përjetshme, për të ardhura të tjera të cilat i shfrytëzojnë sipas ligjeve të cilat janë votuar në parliament gjatë viteve dhe dekadave të kaluara, vlerësojmë se duhet të rishikohen seriozisht dhe në pjesën më të madhe të ndërpriten ose të reduktohen deri në një nivel normal njerëzor- deklaroi Xhabir Deralla, Qendra për liri “Civil”.

Edhe pse vetë i kanë votuar dhe i mbajnë në fuqi këto ligje, politikanët publikisht shprehen të gatshëm për të pranuar ndryshime. Sipas LSDM-së, kjo ishte arsyeja që, kohë më parë, ndryshuan ligjin për të ulur kompensimet e shpenzimeve të rrugës për deputetët.

Me atë që ne vetë shkurtuam shpenzimet e deputetëve në periudhën e kaluar, treguam vullnetin tonë si parti më e madhe në pushtet se jemi të gatshëm të pranojmë një iniciativë të këtillë për shkurtimin e privilegjeve të të gjithë funksionarëve të zgjedhur me qëllimin e vetëm që paratë të mbeten aty ku duhet të jenë, në duart e qytetarëve- tha Jagoda Shahpaska, deputete e LSDM-së.
Sipas VMRO-DPMNE-së, ulja e përfitimeve të funksionarëve ka qenë pjesë e fushatës së kandidates së tyre për presidente në zgjedhjet e fundit.

Mendoj se është në kornizat e asaj që do të ishte e pranueshme për uljen e përfitimeve të funksionarëve në Maqedoni. Nuk do të prezantoheshim dhe nuk do të pajtoheshim me një fushatë të tillë të kandidates për presidente nëse nuk do të ishte e pranueshme për VMRO-DPMNE-në- deklaroi Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Ish Presidenti Gjorge Ivanov përfitoi pension të përjetshëm në vlerë prej 100 mijë denarësh, zyra dhe të punësuar. Më herët, shumë deputetë kanë qenë në qendër të kritikave për pranimin e shumave të larta të parave si shpenzime rruge. Deputetët dhe ministrat kanë edhe të drejtë apanazhi, gjegjësisht rrogë shtesë për një vit pas përfundimit të mandatit në rast se nuk kthehen në vendin e mëhershëm të punës.

Marketing