Çitaku: Mos i përdorni heroinat për protagonizëm politik

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas publikimit të fotografisë për kinse dhunimin e një gruaje kosovare nga ushtarët serbë nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina.

Marketing

Çitaku tha se asgjë nuk i shfajëson për dhimbjen që sipas saj ua shkaktuan mijëra viktimave dhe të mbijetuarave të dhunës seksuale 20 vite pas luftës.

“Jam e tronditur deri në palcë, dhe personalisht ju kërkoj falje, që lejuam që një kauzë kaq tē dhimbshme ta degradojmë në këtë mënyrë. Turpi bie mbi ne. Shpresoj që organet e rendit do ta hetojnë këtë rast deri në fund”, ka shkruar Çitaku.

Ajo më tej tha se shpreson që personat e përfshirë në këtë rast të nxjerrin mësime nga ngjarjet e djeshme.

“Mos t’i përdorim heroinat tona për protagonizëm politik. Tendenca të protagonizmit dhe ngritjes së profilit përmes dhimbjes dhe plagëve të të mbijetuarave të dhunës ka pas edhe më herët”, përfundon Çitaku.

Marketing