Kompania e pijeve do të bëj tabelat e reja të institucioneve me emrin e ri Maqedonia e Veriut?!

Tabelat me emrat e ri të shtetit do t’i përgatisë Kompania “Adria Beverages D.O.O Ohër” e cila sipas dokumenteve që TV21 i siguroi nga Regjistri Qëndror i Republikës së Maqedonisë së Veriut, kompania merret me shitjen e pijeve me shumicë dhe pakicë. Kompania në fjalë ka fituar tenderin në vlerë prej 1 milion e 205 mijë denarësh. Kompania obligohet që kur të kërkojnë instuitucionet, ajo tu sigurojë tabela me emrin e ri. Këtë e konfirmoi sektori për shërbime të përgjithshme dhe të përbashkëta pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Marketing

>
“Marrëveshja për furnizim publik, furnizim dhe montim të tabelave është nënshkruar më 16.05.2019, megjithatë në bazë të nenit 21 nga marrëveshja thuhet se: Marrëveshja hyn në fuqi pas marrjes së garancisë bankare për zbatim cilësor nga ana e shitësit, por duke pasur parasysh se garanci bankare ende nuk i është dorëzuar sektorit për punë të përbashkëta dhe të përgjithshme të Qeverisë së RMV-së. Kjo marrëveshje ende nuk ka hyrë në fuqi. Marrëveshje është nënshkruar me shoqatën për prodhim, tregti dhe shërbime “ADRIA BEVERAGES DOO Ohër”, dhe shuma e marrëveshjes pa e llogaritur tatimin e vlerës së shtuar është 1.205.000.00 denarë”, thonë nga Sektori për Shërbime të Përgjithshme dhe të Përbashkëta.

Në dokumentet thuhet se kompania është formuar në vitin 2014-të.

REGJISTRIT QËNDROR

EMRI I KOMPANISË: ADRIA BEVERAGES DOO OHËR.

VITI DHE DATA E FORMIMIT: 09.06.2014

VENDNODHJA: DAME GRUEV NR BANESËS 5/24 OHËR.

PRONARË: ZORAN POPOVSKI DHE ZLLATKO POPOVSKI

AKTIVITETET PRIORITARE: SHITJE ME SHUMICË TË PIJEVE.

Se janë kompani që merren me tregti e pranoi edhe pronari Zoran Popovski, i cili nëpërmjet telefonit tha se kanë fituar ankandin publik sepse kishin ofertën më të mirë.

“Jemi kompani e cila merret me tregti dhe shërbime. Konkretisht, tregti me shumicë dhe pakicë. Si të gjithë tenderët, aplikuam në ankand publik, në mesin e shumë kompanive që merrnin pjesë në ankand, ne fituam për arsye se dhamë çmim më të lire”, u shpreh Zoran Popovski.

Sipas të dhënave në dokument, dy pronarët kanë të njëjtën vendbanim, adresë dhe numër. Ndryshe, vendosja e tabelave me emrin e ri nuk është obligimi i vetëm i Qeverisë dhe institucioneve. Ata kanë edhe disa afate që duhet t’i respektojnë për obligimet të cilat lindën pas nënshkrimit të “Marrveshjes së Prespës”. Ministria e Punëve të Brendshme duhet të fillojë me dhënien e targave të reja. Duhet të kryhet kontroll dhe revizion të statusit të përmendoreve, ndërtesave publike dhe infrastrukturës./TV21

Marketing