Antikorruspsioni nis hetimet për zyrat e ish-presidentëve

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konflikt të Interesave (KSHPK) në seancën e sotme hapi procedurë me të cilën do të hetohet një konflikt i mundshëm i interesave gjatë përzgjedhjes së mjediseve të zyrave të ish presidenti të shtetit Gjorge Ivanov.

Marketing

Kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska informoi se do të vazhdojë me hetimin për atë nëse ekziston procedurë, respektivisht në cilën mënyrë përzgjidhen mjediset e zyrave që duhet t’i përdorin ish presidentët, ndërsa janë të paguara nga buxheti.

“Duhet ditur nëse presidenti ka të drejtën e pacenueshme për të thënë dhe për të përdorur hapësirën më të shtrenjtë si zyrë ose brenda buxhetit tonë modest do të përcaktohet një hapësirë zyre apo të ndahet nga disa mjedise ekzistuese zyrtare në dispozicion të shtetit”, tha kryetarja e KSHPK-së.

Marketing