Elezi: Programi i reformave ekonomike, prioritet ulja e papunësisë dhe zvogëlimi i ekonomisë joformale

Reformat në drejtimin e uljes së papunësisë tek të rinjtë, përmirësimin e lidhjes zinxhirore të kompanive vendose me vlerat ndërkombëtare në ekonominë gri, ishin pjesë e diskutimeve në panelin e Konferencës së nivelit të lartë që është fillim i përgaditjes së Programit për reforma ekonomike 2020-2022, ku është pjesë nga dialogu i vendeve nga Ballkani Perendimorë dhe Turqisë në BE. Si pjesë e panelit të diskutimit në këtë konferencë krahas ministrit të financave Dragan Tevdovski, zv.ministres Dr. Shiret Elezi, ishin edhe guvernatorja e Bankës Popullore znj. Anita Angelovska Bezhoska, ministri i shoqërisë informative dhe administradës Damjan Mançevski, ai i arsimit dhe shkencës Arbër Ademi si dhe zv.ministri i punës dhe politikës sociale Gjonul Bajraktar.

Marketing

“Përmes diskutimit dhe dialogut me KE-në janë vërtetuar edhe sferat ku duhet të vendosim fokusin e programit të ardhëshëm e para se gjithave janë papunësia tek të rinjtë, lidhja e kompanive vendose në sinxhirin global të vlerave dhe uljen e ekonomisë joformale dhe tashmë kemi realizuar aktivitete të parapara me Planin aksional 2018-2020, përmes garancës së të rinjëve në veprim për uljen e papunësisë tek ato”, kështu ka vlerësuar zv.ministrja e financave Dr. Shiret Elezi.

Në këtë konferencë fjalë rasti ka pasur edhe guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska Bezhoska e cila theks ka vënë në përfundimet dhe vlerësimet nga Programi për reforma ekonomike të cilat në mënyrë direkte dhe indirekte janë pjesë e ingerencave të Bankës Popullore.

Ministri i shoqërisë informative dhe administratës, Damjan Mançevski ka diskutuar mbi vendosjen e regjistrit të të dhënave parafiskale në nivel qendrorë dhe local, ai ka thënë se ky regjistër është integruar në katalogun e shërbimeve në të cilat për momentin punon dikasteri që ai drejton.

Ministri i arsimit dhe shkencës, Arbër Ademi ka folur mbi reformat të cilat duhet të ndërmeren në kuadrin mësimorë. Ai ka thënë se investimet në edukimin e tyre janë bazë për një arsim sa më cilësorë. Nga ana tjetër e nevojshme është dhe përmirësimi i programit arsimorë si dhe reforma në programin e Fakultetit pedagogjik, pasiqë sipas tij duhet të ndryshohet sistemi në përmirësimin e karierës së mësimdhënësve me qëllim valorizimi i punës së tyre.

Ndërkohë që zv.ministri i punës dhe politikës sociale Gjonul Bajraktar në lidhje me garancën e të rinjëve ka thënë se periudha e ardhëshme është garancë për implementimin në gjithë teritorin e vendit por me theks në rajonin Veriperendimorë, të Pollogut dhe Jugperendimorë.

Marketing