Kallëzim penal kundër ish kreut të KRRE-së, Petrov

Policia njoftoi se Sektori për luftimin e krimit të organizuar ka parashtruar kallëzime penale kundër ish-kryetarit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, Dimitar Petrov dhe tre ish-anëtarëve të këtij Komisioni për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepër penale – Keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar.

Marketing

Nga Ministria e Brendshme shprehen se me marrjen e vendimeve që bien ndesh me Ligjin për energjetikë, Rregulloren për licenca për ushtrimin e veprimtarive energjetike dhe Rregullores për çmime dhe shërbime sistemore, Petrovi dhe tre të dyshuarit tjerë i kanë mundësuar personit juridik Shpërndarje të ngrohjes Ballkan Energji DOOEL (BEG), e në dëm të qytetarëve, të realizojë dobi kundërligjore pronësore prej thuajse shtatë milionë euro.