utbollisti shqiptar që përfaqëson Kombëtaren e Belgjikës, Adnan Januzaj ka zhvilluar një sezon për tu harruar.
Januzaj në këtë sezon për Real Sociedad ka bërë vetëm 24 paraqitje duke shënuar dy gola.
Ish asi i Manchester United ka një histori të jashtëzankoshme të familjes së tij, përkatësisht babai i tij, Abedin Januzaj.
Daja i Abedinit, Januzi ishte burgosur për 15 vite për shkak të protestave për liri nga pushtuesi serb. Në intervistën për “Sportsmail” ai u shpreh: ”Ishte 18-vjeçar kur i’u bashkova UÇK-së. Mendoj mes janarit 1998 dhe qershorit të vitit 1999. Nuk mund të qëndroja kot dhe të dëgjoja britmat e grave dhe fëmijeve tanë. Ishte koha të luftonim për vendin tonë. E dija se ajo çfarë po bënim ishte e drejtë. Që nga viti 1980 deri tani ne kemi vuajtur shumë si familje. Ne ishim të pushtuar nga sistemi serb. Unë isha luftatar i UÇK-së së bashku me gruan time. Ne luftuam së bashku në një brigadë. Serbët vranë njërin nga shokët e mi më të ngushtë. Ne ende nuk dimë asgjë për fatin e shumë personave të tjerë.”
Më 1 Prill të vitit 1999 forcat serbe sulmuan Istogun, vranë civilë, shkatërruan shtëpi dhe xhami. Kryetari i Istogit, Muhamet Rexhaj, thotë se shumë shtëpi ishin djegur, madje sipas tij të gjitha, pra rreth 3 mijë. Sipas tij vetëm 5 anëtarët e një familjeje ishin aty dhe të tjerët më pas kishin ikur normalisht për t’i shpëtuar kokat e tyre. Madje edhe nëna e Adnan Januzaj kishte pësuar disa probleme gjatë luftës dhe kështu, duke parë gjendjen e rënduar, Abedin Januzaj së bashku me babain e tij, Ali Januzaj, u detyruan të kalojnë në Turqi, ku hapën biznesin e tyre.
Kujtojmë se Januzaj ishte pjesë e kombëtares belge në kampionatin botëror që u mbajt verën e kaluar në Rusi, duke shënuar gol ndaj Anglisë.