Presidenti i Lyonit alarmon Liverpoolin: Nabil Fekir është i lirë të largohet

Më në fund, Fekir do të largohet nga Lyoni, për të veshur fanellën e një klubi më të madh në Evropë dhe për të fituar trofe.

Marketing

Numri një i Lyonit, Jean-Michel Aulas, ka thënë se Nabil Fekir mund të largohet nga klubi i Ligue 1.

Mesfushori ishte afër që t’i bashkohet Liverpoolit verën e kaluar, madje kreu edhe testet mjekësore, kishte veshur edhe fanellën e Liverpoolit – por më pas diçka ndodhi mes klubeve dhe marrëveshja nuk u arrit.

Sido që të jetë, duket se këtë vit, ëndrra do t’i bëhet realitet sulmuesit 25-vjeçar.

“Nabil është jashtë, sepse kemi një marrëveshje që ai të largohet”, tha Aulas pas fitores 3-2 kundër Nimes.

“Faleminderit Fekirit për gjithçka që ka sjell, kemi një marrëveshje që ta lëmë të largohet”.

Fekir vjen nga akademia e Lyonit. Për 2 vite ka luajtur në ekipin B, kurse nga seozni 2-13/14 është pjesë e ekipit të parë.

Për gjashtë sezone te Lyoni, ai ka bërë 192 paraqitje dhe ka shënuar 69 gola.

Marketing