Artisti kosovar nga Gjakova, Alkent Pozhegu është në përpjekje për të vendosur rekord të ri botëror në librin Guinness.
Ai ka krijuar mozaikun më të madh prej grurit duke përdorur një imazh të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, njofton Klan Kosova.
Në lidhje me këtë mozaik të cilin e ka vendosur në qytetin e Gjakovës, Alkent Pozhegu është bërë emër i njohur edhe për The Guardian dhe agjencitë e tjera ndërkombëtare të lajmeve.
Mozaiku i tij i që ka imazh presidentin amerikan Donald Trump, ka dimenzion prej 560m2.
Bigly than life.
Kosovo artist Alkent Pozhegu attempts to set a Guinness World Record by creating the biggest mosaic made of grain using an image of @realDonaldTrump in the town of Gjakova pic.twitter.com/c1KdGQZL2r
— AFP news agency (@AFP) May 27, 2019