Zëvendës kryeministrit Koço Angjushev dhe ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu, do të respektojnë çdo vendim që do të merret nga kryeministri Zoran Zaev edhe partnerët e koalicionit qeveritar në kuadër të formatimit të qeverisë.
“Është nder të jesh pjesë e qeverisë, por të gjithë ata që kanë marrë funksione shtetërore duhet të jenë të vetëdijshëm se një ditë duhet t’i lënë ato detyra dhe këtu nuk shoh ndonjë tragjedi. Jam i relaksuar në për këtë çështje dhe them se çdo kush që flet për të temë përveç kryeministrit Zaev është joserioze” tha, Koço Angjushev, zëvendës kryeministër.
“Në Maqedoni kemi qeveri të koalicionit që ka për qëllim përmbushjen e programit të hartuar me marrëveshje nga të gjitha partitë politike. Qëllimi është që të zbatohet sa më mirë ky program dhe çdo vendim që do të merret nga partnerët e koalicionit, besoj që do të respektohet nga të gjithë ministrant”, tha mes tjerash Suhejl Fazliu, ministër i Vetëqeverisjes Lokale.