Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi sot ka zhvilluar takim pune me ministrin e
Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Bullgarisë, Krasimir Vallçev, ku ka marrë pjesë edhe
ambasadori bullgar në vendin tonë, Angell Angellov.
Në këtë takim dy ministrat kanë biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet dy
vendeve në sferën e arsimit dhe shkencës, bashkëpunim ky që ka filluar me nënshkrimin e
marrëveshjes ndërmjet dy qeverive më 15 maj të vitit 2000, ku u theksua nevoja për inicimin
e aktiviteteve shtesë me qëllim intensifikimin e të njëjtit në periudhën në vijim.
Bashkëbiseduesit kanë trajtuar dhe theksuar nevojën për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet
institucioneve të arsimit të lartë nga të dyja vendet, me qëllim të lëvizjes së kuadrit mësimor-
shkencor dhe shkëmbimit të studentëve.
Pas takimit, të dy ministrat kanë vendosur lule para përmendores së Shën Kirilit dhe Metodit
në oborrin e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.