Vuçiq: Koha është të zgjedhim mes gënjeshtrës së ëmbël dhe të vërtetës së hidhur

Presidenti Aleksandar Vuçiq gjatë adresimit para deputetëve të Kuvendit të Serbisë ka thënë se “Koha është të zgjedhim mes gënjeshtrës së ëmbël dhe të vërtetës së hidhur”, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Marketing

“Të gjithë shqyrtimin duhet ta nisim me përgjigjen në pyetjen – Në çka besojmë, në gënjeshtër apo të vërtetën? Pa këtë nuk do të dimë ku është Kosova, kush udhëheq me te, ku janë serbët e Kosovës “, ka thënë Vuçiq në fillim të mbledhjes.

Pa këtë përgjigje, sipas tij nuk ka as përgjigje se a munden serbët që për Kosovën u bombarduan padrejtësisht të llogarisin në të drejtën ndërkombëtare dhe drejtësi.

“Koha është që të zgjedhim mes gënjeshtrës së ëmbël dhe të vërtetës së hidhur “, nënvizoi presidenti i Serbisë.

“Puna ime si president është që njerëzve të ju them të vërtetën, të hidhur dhe nganjëherë të pakëndshme, por për shkak të vërtetës që flas mos mendoni se nuk do luftoj për popullin tonë në Kosovë. Luftë e gjatë edhe e rëndë është zhvilluar rreth Kosovës”.

“Kush janë miqtë tanë dhe a kemi të drejtë të jemi armiq me ata prej të cilëve varet ardhmëria jonë? A jemi miq të vetës nëse refuzojmë të përballemi me të vërtetën “, tha Vuçiq.

Ai më pas theksoi se Njegoshi ka fol se vetëmashtrimi është vrasëse edhe për njerëz edhe për popuj duke pyetur a jemi ne në Serbi të vetëdijshëm se nëse vetë-mashtrohemi nuk do të thotë se edhe do të kemi sukses që edhe vetën ta mashtrojmë.

“Dhe se nuk do të kemi kaq Kosovë në Serbi ashtu që të mbajmë me ngul fantazitë tona. Se nuk vlen ajo se fajësojmë realitetin, në mënyrë selektive zgjedhim informatat dhe tentojmë që të përshtatemi në atë që dëshirojmë…”, tha Vuçiq.

Ai potencoi se nuk ka thënë rastësisht Isidora Sekuliç se ne jemi popull që në realitet nuk beson dhe që nuk do realitetin.

“Besim dhe dashuri për realitetin nuk kemi pasur kurrë. Nuk shkon kjo dhe është koha që të zgjedhim mes gënjeshtrës së ëmbël dhe të vërtetës së hidhur “, nënvizoi Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se di të bisedohet në mënyrë serioze dhe përgjegjëse për problemin që është i rëndë edhe i madh, jo vetëm për serbët e Kosovës por edhe për qytetarët e Serbisë dhe popullin serb.

Marketing