Aksion policor në Veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës dhe inspektorati policor kanë nisur një aksion në Veri të Mitrovicës për arrestimin e personave që dyshohet se merren me kontrabandë në Zubin Potok dhe në pjesë të tjera të Veriut të Kosovës.

Marketing

Klan Kosova gjendet në vendin e ngjarjes dhe nga ky aksion i plagosur ka mbetur një polic dhe pesë persona janë arrestuar.
Në lidhje me këtë aksion është deklaruar edhe Policia e Kosovës.

”Sot, me 28.05.2019 Policia e Kosovës (PK), në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), si dhe nën asistimin e njësiteve tjera relevante në zbatim të urdhëresës së Gjykatës Themelore Prishtinë, po realizohet një operacion i cili ka rezultuar me ndalimin e disa zyrtarëve policor dhe disa qytetarëve.

Këtij operacioni policor i ka paraprirë një hetim disa mujor i IPK-së, PK-së i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës, i cili ka rezultuar me dyshimin e bazuar të përfshirjes së disa zyrtareve policor dhe të disa qytetarëve në; “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kriminal”, në lidhje me veprat tjera penale si; “Kontrabandim me Mallra”, “Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare”,
“Dhënie e Ryshfetit”, “Tregti e Ndaluar” etj.

Edhe përkundër hasjes në rezistencë të armatosur në Veri të Mitrovicës, operacioni policor është duke vazhduar, përfshirë arrestimin dhe kontrollin e disa lokacioneve të cilat kanë rezultuar me konfiskimin e dëshmive relevante përfshirë edhe armë të gjata.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me organet e drejtësisë, Inspektoratin Policor mbeten të përkushtuara në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj ligjore, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, parandalimit të veprimtarive të kundërligjshme, pa marrë parasysh përfshirjen e personave në raste të tilla penale.

Lidhur me detajet rreth realizimit të këtij operacioni të gjerë do të njoftoheni, në një konferencë të
përbashkët ku pritet të marrin pjesë Prokuroria, Policia dhe IPK-ja”.

Marketing