Komisioni Evropian rekomandon start të pakushtëzuar të bisedimeve me Maqedoninë e Veriut

Komisioni Evropian në raportin vjetor të publikuar para pak kohe rekomandoi fillim të pakushtëzuar të bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Marketing

Komisioni rekomandon që Këshilli të hapë bisedime me Maqedoninë e Veriut. Që të mbështetet momentumi i vazhdueshëm reformues, Komisioni do të zbatonte qasje të përforcuar për kapitujt negociues për gjyqësi dhe të drejtat themelore, drejtësinë, lirinë dhe sigurinë në vend, qëndron në konkluzionet e KE-së.

Eurokomisari për zgjerim, Johanes Han në fjalimin e tij hyrës para Parlamentit Evropian theksoi se edhe dy vendet treguan progres të madh në detyrat reformuese të vendosura vitin e kaluar nga ana e Këshillit të BE-së.

“Maqedonia e Veriut vazhdon ta plotësojë axhendën reformuese dhe arriti marrëveshje historike me Greqinë, e gjithë kjo së bashku jep shembull si të përforcohen marrëdhëniet dypalëshe dhe është shembull i shkëlqyer dhe dëshmi për fuqinë e tërheqjes së BE-së”, tha Han.

Komisari porositi se tani është koha për Bashkimin Evropian që t’i plotësoni premtimet tuaja “kur vendet kandidate i plotësojnë të tyret”.

Eurodeputetët e përshëndetën rekomandimin e Komisionit Evropian.

Në emër të Grupit Socialdemokrat, eurodeputetja Kati Piri, megjithatë, vërejti se familja e saj politike ka pritur që të bëhen pako mes vendeve.

“Grupi im shpreson se vendimi në qershor do të jetë pozitiv për dy vendet, parapëlqyem që kjo të mos jetë pako, por proces i bazuar në merita, por tani nuk ka bazë për anulim”; theksoi Piri.

Raporti në përgjithësi vëren progres në të gjitha fushat, sidomos reformat kyçe të vendosura vitin e kaluar në Këshillin për punë të përgjithshme të BE-së.

“Maqedonia e Veriut vazhdon të mbajë hap stabil në implementimin e reformave të BE-së për gjithë periudhën e raportit, qëndron në raport.

Komisioni Evropian konsideron se vendi kalon përmes “ndryshimeve themelore në atmosferë inkluzive dhe të hapur politike” dhe se rezultate konkrete janë të dukshme në të gjitha fushat kyçe reformuese: gjyqësi, luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, shërbimet e inteligjencës dhe administratë publike.

Raporti i përshëndet përpjekjet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut të vendosë dialog me opozitën dhe me shoqërinë civile.

Progresi në pjesën e luftës kundër korrupsionit duhet të vazhdojë duke pasur parasysh shtrirjen e kësaj dukurie në shoqëri.

“Autoritetet duhet të bëjnë përpjekje më të mëdha që të dëshmojnë se lufta kundër korrupsionit është prioritet nacional për çdo nivel të pushtetit, përkujton Komisioni Evropian dhe e përshëndet transparencën e komisionit të sapoemëruar për parandalim të korrupsionit.

Lidhur me PSP-në, Komisioni Evropian vëren se ky trup e ka dëshmuar rolin e tij udhëheqës në përndjekjen e korrupsionit me profil të lartë.

“Vendi ka treguar vendosshmëri të vazhdueshme për përmirësimin e sistemit gjyqësor dhe implementimi i kornizës së re ligjore është bazë solide për progres të vazhdueshëm. Ligji i ri për integrimin e PSP-së në sistemin e prokurorisë është i përgatitur, gjykatat morën aktvendime për lëndët me profil të lartë nga PSP-ja”, qëndron në raport.

Megjithatë, KE-ja kërkon orvatje shtesë nga “të gjitha institucionet gjyqësore”, për kthimin e besimit të opinionit në gjyqësi.

Marketing