Nga Brukseli sot morëm një jam shumë të mirë. Komisioni Evropian rekomandoi fillim të negociatave me Maqedoninë e veriut. Ju uroj për këtë dhe për përpjekjet dhe përkushtimin, por edhe për sakrificat që i keni bërë në periudhën e kaluar, tha euroambasadori Samuel Zhbogar në konferencën e sotme për shtyp në selinë e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup.
Ai theksoi se qershorin e kaluar liderët e BE-së vendosën rrugë të qartë për hapjen e negociatave sivjet, para së gjithash, thellimin e reformave në disa fusha dhe kërkuan nga KE-ja të përgatisë raport për këtë.
“Këtë që e prezantojmë sot nuk është vetëm një raport i zakonshëm për progres, por edhe raport për kushtet e përmbushura të vendosura nga vendet anëtare të BE-së në qershor të vitit të kaluar. Eurokomisari Han tha qartë se vendi e ka shfrytëzuar shansin që iu afrua dhe e zbatoi agjendën e vendosur ambicioze”, theksoi Zhbogar.
Vend, siç theksoi, i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe ka shënuar rezultate në disa fusha, ndërsa këto janë sundimi i të drejtës, gjyqësia, lufta me korrupsionin dhe krimin e organizuar, reforma në administratën publike, reforma në shërbimet e zbulimit.
Plotësisht, siç tha Zhbogar, ishte arritur edhe Marrëveshja historike e Prespës dhe Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë