Ringjallja e zanateve, autoritetet: Zanatet janë e ardhmja, shfrytëzoni subvencionet

Maqedonia e Veriut ka shumë të rinj me diploma, por pak zanatçinj.

Marketing

Autoritetet po bëjnë përpjekje maksimale për promovimin e shkollave profesionale, por edhe për të subvencionuar të rinjtë që duan të merren me zanate të caktuara për të cilat ka mungesë në tregun e punës.

“Arsimi, madje edhe profesional, i cili përcakton cilësinë e faktorit të punës, është një kompetencë e shtetit dhe duhet të marrë mbështetjen e duhur. Kemi një mungesë të profesioneve të caktuara”,- tha kryetari i Odës së Zejtarëve, Nikolla Petrov.

“I inkurajoj të gjithë mjeshtrit të përdorin masat tona të subvencionimit për të qenë sa më konkurrues në treg. Njëra është për të subvencionuar harxhimet e mjeshtrit për blerjen e pajisjeve dhe mjeteve, apo rregullimin e hapësirë s prej 4.000.000 denarë dhe tjetri bashkë-financimin e projekteve të dhomave artizanale për zhvillimin dhe promovimin e zejtarisë në Maqedoni me shumën prej 1.500.00 denarë”,- deklaroi ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Në kuadër të projektit “Përmirësimi i kapacitetit për rritjen e punësimit në sektorin e zejeve dhe bizneseve” u ndanë diploma për mjeshtër floktarë dhe diploma për filigran.

“Këto programe ndihmojnë në rritjen e furnizimit të punëtorëve të kualifikuar për të ndihmuar ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme të rriten dhe të zhvillohen”,- tha drejtoresha e USAID-it në RMV, Grecen Birkll.

“Provimi i këtij masteri është pjesë e Ligjit mbi Arsimin dhe Aftësimin Profesional, si një zgjidhje ligjore që po përmirësohet sipas tendencave në arsim dhe nevojave të tregut të punës”,- u shpreh ministri i arsimit, Arbër Ademi.

Profesionistët thonë se të rinjtë duhen inkurajuar që të kthejnë sytë drejt zanateve, e duket se të rinjtë këtë kanë filluar ta kuptojnë.

“Mendoj që pjesa e zanateve është ajo që tregon vlerën dhe esnafin, si dhe tregon edhe vlerën e qëndrueshmërisë se sa t’i mund të qëndrosh në këtë treg. Mundohem t’iu them rinisë se ka ardhur koha e zanatit, por ka edhe sukses të madh, po gjithçka varet se me kë punon dhe me kë fillon karrierën”,- theksoi trajnuesi, Armend Ramadani.

“Ndoshta në vendet evropiane paguhesh më shumë, por unë ardhmërinë e shoh këtu në Maqedoni. Të bëjmë edhe këtu të ketë mjeshtër floktarë, t’ju ofrojmë cilësi”,- tha pjesëmarrës.

“Është diplomimi i edukimit të nivelit të 5, pasi që me këtë diplomë shumë e më shumë na hapen dyert, por dhe ne shpresojmë që në të ardhmen të kemi suksese dhe të trajnojmë edhe ne nxënës”,- tha pjesmarrësja, Drita Ramadani.

Në vendet e zhvilluara, shkollat profesionale janë më të kërkuarat në tregun e punës, pasi pas përfundimit të tyre nxënësit shumë lehtë mund të gjejnë punë.

Në vendin tonë ky trend ende është në fillimet e tij dhe shkollat profesionale nuk janë përzgjedhja e parë e semimaturantëve.

Autoritetet vazhdojnë apelet për përzgjedhjen e shkollave profesionale.