Konstatimet kyçe nga Raporti i KE-së për përparimin e vendit për vitin 2019

Vendi vazhdon me ritëm të qëndrueshëm të zbatimit të reformave gjatë gjithë periudhës së raportit, derisa Qeveria ndërmerr hapa për kthimin e mekanizmave për të kontrolluar pushtetin, për forcimin e demokracisë dhe sundimin e së drejtës, në një atmosferë gjithëpërfshirëse dhe të hapura politike, thuhet në Raportin për përparimin e vendit për vitin 2019 që e publikoi dje Komisioni Evropian.

Marketing

Vendi vazhdon me realizimin e rezultateve të kapshme në fushat kyçe të identifikuara në konstatimet e Këshillit, siç janë gjyqësori, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reforma e shërbimeve të inteligjencës dhe administratës publike, bëhet e ditur në konstatimet kyçe në raportin për vitin 2019 të KE-së për Maqedoninë e Veriut

Kritere politike

Kultura e kompromisit në peizazhin politik është përmirësuar me përpjekjet qeveritare për të prekur të gjitha palët e interesuara, duke përfshirë opozitën dhe shoqërinë civile përmes mënyrës gjithëpërfshirëse dhe transparente. Pas nënshkrimit të marrëveshjes historike me Greqinë në qershor të vitit 2018, u organizua referendum konsultativ në shtator të vitit 2018, ku një shumicë e madhe e votuesve e mbështetën anëtarësimin në BE dhe NATO me pranimin e Marrëveshjes së Prespës. Zgjedhjet presidenciale ishin të organizuara mirë dhe u respektuan liritë themelore, duke u mundësuar qytetarëve të bëjnë një përzgjedhje të informuar mes kandidatëve. Parlamenti e përmirësoi punën e tij si forum për dialog konstruktiv politik dhe i përforcoi funksionet e tij mbikëqyrëse dhe ligjdhënëse, duke përfshirë edhe kufizimin e përdorimit të procedurave të shkurtuara.

Situata ndëretnike mbetet e qetë, përballë disa tensioneve të kohëpaskohshme. Qeveria vazhdon angazhimin e saj për forcimin e besimit mes bashkësive. Marrëveshja kornizë e Ohrit, me të cilën iu dha fund konfliktit të vitit 2001 dhe siguroi kornizë të karakterit multietnik të shoqërisë, përmendet në preambulën e Kushtetutës dhe vazhdon të zbatohet.

Klima në të cilën funksionojnë organizatat civile vazhdon të përmirësohet. Shoqëria civile vazhdon të ketë rol konstruktiv në mbështetjen e proceseve demokratike. Janë miratuar dokumente strategjike, me çka jepen udhëzime për bashkëpunim mes pushtetit dhe shoqërisë civile. Edhe aktorët qeveritarë edhe ata joqeveritarë duhet të synojnë drejt procesit të rëndësishëm të konsultimeve.

Maqedonia e Veriut realizoi përparim të mirë në fushën e reformave të shërbimeve të inteligjencës. Pas reformave në sistemin e ndjekjes së komunikimeve, Agjencia e re Teknike Operative është tërësisht funksionale. Vendi, gjithashtu, filloi reformat e shërbimeve të tij të inteligjencës në bashkëpunim me NATO-n dhe partnerët tjerë. Është zgjedhur modeli dhe është miratuar kornizë ligjore për formimin e Agjencisë së re Nacionale të Sigurisë.

Në raportin reforma e administratës publike vlerësohet si mesatare.

– Është bërë përparim, veçanërisht me zbatimin e kornizës strategjike për reforma të administratës publike, konsultimet e përmirësuara publike dhe transparencën e rritur në krijimin e politikave. Janë ndërmarrë hapa për zgjidhjen e emërimeve të supozuara të politizuara. Megjithatë, nevojiten përpjekje të mëtejshme për rritjen e përgjegjësisë së administratës dhe parandalimin e politizimit të saj. Respektimi i parimeve të transparencës, sistemit të meritave dhe përfaqësimit të drejtë mbeten me rëndësi substanciale, thuhet në raportin e KE-së.

Në raportin e KE-së bëhet e ditur se është arritur një nivel i caktuar i gatishmërisë së sistemit gjyqësor.

– Sistemi gjyqësor është përgatitur mesatarisht dhe është arritur përparim i mirë në zgjidhjen e “Prioriteteve për reformë emergjente” dhe rekomandimet nga Komisioni i Venecias dhe Grupit të lartë të ekspertëve për çështje sistemore për sundimin e së drejtës. Vendi tregoi vendosmëri për përmirësimin e sistemit gjyqësor dhe zbatimi i kornizës së re juridike është bazë e fortë për përparim të vazhdueshëm, thuhet në raportin.

KE-ja bën të ditur se është përpiluar një Ligj i ri për Prokurorinë Publike me të cilin Prokuroria Speciale Publike integrohet në Prokurorinë Publike.

– Gjykatat miratuan aktgjykime për disa raste të profilit të lartë të hapura nga Prokuroria Speciale Publike. Përveç ndryshimeve ligjore, të gjitha institucionet gjyqësore duhet të japin shembull personal dhe të kontribuojnë përmes përpjekjeve plotësuese për kthimin e besimit të opinionit në gjyqësorin, thuhet në raportin e KE-së.

Lidhur me luftën kundër korrupsionit në raport vlerësohet se vendi ka një nivel të caktuar të përgatitjes.

– Përparim i madh është arritur përmes konsolidimit të mëtejshëm të hetimeve dhe ndjekjes së rasteve të nivelit të lartë të korrupsionit, si dhe me ndryshimet e kornizës ligjdhënëse. Korniza e re ligjore për parandalimin e korrupsionit është përmirësuar dhe emërimi i anëtarëve të rinj të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ishte shumë transparent në raport me vitet e kaluara. Komisioni ndërmerr hapa aktive për luftimin e korrupsionit, duke përfshirë ato kundër përfaqësuesve të lartë nga i gjithë spektri politik. Prokurori special publik e konfirmoi rolin e tij kryesor në hetimin dhe ndjekjen e rasteve të larta të korrupsionit. Autoritetet duhet t’i rritin në mënyrë plotësuese përpjekjet për të treguar se lufta kundër korrupsionit gjendet lartë në listën e prioriteteve nacionale në të gjitha nivelet e pushtetit. Megjithatë, korrupsioni mbetet i shpërndarë në shumë segmente dhe mbetet çështje e brengosjes, thuhet në raportin e KE-së.

Në luftimin e krimit të organizuar, në raportin bëhet e ditur se korniza juridike e vendit në masë të madhe është e harmonizuar me standardet evropiane, dhe se duhet të vazhdojnë përpjekjet për zbatimin e strategjive kundër krimit të organizuar dhe matjen aktive të ndikimeve të tyre.

Legjislacioni për mbrojtjen e të drejtave fondamentale të njeriut në masë të madhe është harmonizuar me standardet evropiane dhe vendi ka përparim të mirë, thuhet në raportin e KE-së.

– Është rritur mbrojtja kundër gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit me ndryshime të Kodit penal dhe miratimin e Ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi. Gjithashtu, është miratuar një strategji ambicioze për deinstitucionalizim dhe qëllimet për luftimin e dhunës ndaj grave janë shndërruar në plan veprimi për zbatimin e Konventës së Stambollit. Megjithatë, mekanizmi për mbikëqyrje të jashtme të policisë ende nuk është tërësisht operativ dhe vendi duhet të zhvillojë në mënyrë plotësuese zbatimin e sanksioneve alternative dhe lirimit me kusht, thuhet në raportin.

Në fushën e lirisë së shprehjes, vendi vlerësohet si i përgatitur mesatarisht dhe se është shënuar përparim i mirë gjatë vitit të kaluar.

– Klima e lirisë së mediave dhe lirisë së shprehjes vazhdon të përmirësohet. Me rëndësi thelbësore është se funksionarët publik dhe elita politike tregojnë nivel të rritur të tolerancës ndaj kritikës, me çka mbështetet liria e të shprehurit. Vendi duhet të bëjë përpjekje të konsiderueshme për përmirësimin e pavarësisë dhe standardeve profesionale të servisit publik të radiodifuzionit, si dhe mirëmbajtjen e tij financiare. Janë miratuar ndryshime të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale dhe zbatimi i tyre do të kërkojë angazhim të madh politik për garantimin e përfaqësimit profesional, transparent, në bazë të meritave dhe të drejtë, thuhet në raportin e KE-së.

Lidhur me bashkëpunimin rajonal, vendi zhvillon marrëdhënie të mira me vendet tjera dhe merr pjesë aktive në iniciativat rajonale, thuhet në raportin e KE-së

– Janë ndërmarrë hapa historike për përmirësimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, duke përfshirë edhe hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Prespës dhe zbatimin e saj. KE-ja pret që të vazhdojë zbatimi i marrëveshjes bilaterale me Bullgarinë, thuhet në raportin e KE-së.

Maqedonia e Veriut vazhdon të ketë rol aktiv dhe konstruktiv në përballjen me zhvillimet e përziera migruese.

– Bashkëpunon në mënyrë efektive me vendet anëtare të BE-së dhe me vendet fqinje. Është siguruar kontroll efikas në kufirin jugor, duke përfshirë sistemimin e oficerëve mysafirë nga vendet anëtare në kufirin. Megjithatë, problemet me aktivitetet e shpeshta të trafikantëve në kufirin verior duhet të zgjidhen në mënyrë plotësuese, thuhet në raportin e KE-së.

Kritere ekonomike

Vendi arriti përparim të caktuar dhe është në nivel të mirë të përgatitjes për zhvillimin e ekonomisë funksionale të tregut, thuhet në raportin e KE-së.

– Rritja ekonomike vazhdoi pas stagnimit njëvjeçar, ndonëse investimet mbeten të ulëta. Qeveria ndërmerr masa për përmirësimin e menaxhimit dhe transparencës së financave publike. Janë zbatuar reforma tatimore edhe në sistemin pensional. Megjithatë, përbërja e shpenzimeve është përkeqësuar dhe nevojitet konsolidim më ambicioz financiar me qëllim që financat publike të vendosen në rrugë të qëndrueshme. Funksionimi i tregut të punës është çrregulluar nga problemet e vazhdueshme strukturore. Zbatimi i marrëveshjeve dhe ekonoMEDIAL e madhe joformale vazhdojnë të paraqesin sfidë për rrethimin afarist, thuhet në raportin.

Në raportin, vlerësohet se vendi ka një përparim të caktuar dhe është i gatshëm mesatarisht për t’u përballur me konkurrencën dhe forcat e tregut në BE.

– Në mënyrë plotësuese është thelluar integrimi me BE-në në tregtinë dhe investimet. Eksporti dhe prodhimtaria janë të llojllojshme dhe plotësuese ndaj produkteve me vlerë të shtuar. Megjithatë, mungesa e shkathtësive dhe mosharmonizimit me kërkesat e kompanive i reflektojnë mangësitë e programeve mësimore dhe e prishin produktivitetin dhe konkurrencën e ekonomisë. Mbetet mungesa e investimeve të rëndësishme në infrastrukturën publike, thuhet në raportin e KE-së.

BE legjislacioni

Lidhur me gatishmërinë e vendit për pranimin e obligimeve nga anëtarësimi në BE, vendi është i përgatitur mesatarisht në shumicën e fushave, duke përfshirë fushat e konkurrencës, furnizimeve publike, transportit dhe energjetikës, thuhet në raportin e KE-së.

– Vendi tregon nivel më të mirë të gatishmërisë në fushat si ligji për shoqatat tregtare, unioni doganor, rrjetet transevropiane dhe shkenca e hulumtimet. Përpjekjet plotësuese janë të nevojshme, veçanërisht në fushat ku vendi është në fazën e hershme të përgatitjeve, siç janë lëvizja e lirë e punëtorëve, si dhe dispozitat financiare dhe buxhetore. Fokus më i madh nevojitet në kapacitetet administrative dhe implementimin efikas. Vendi vazhdon të përmirësojë harmonizimin e tij me vendimet e BE-së dhe të Këshillit për politikë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, thuhet në raportin e KE-së.

Marketing