Afër dy orësh ka zgjatur mbledhja e 10 e Komisionit për Mbikëqyrje mbi zbatimin e masave për ndjekjen e komunikimeve, ku është dashur që ky Komision të zgjedhë dy ekspertë teknikë për mbështetjen e përhershme në Komisionin për Mbikëqyrje mbi Zbatimin e Masave për Ndjekjen e Komunikimeve.
Kryetari i këtij Komisioni, Emil Dimitriev, pas mbledhjes pohoi se nga gjatë kandidatët e paraqitur, Komisioni ka arritur të zgjedhë vetëm njërin dhe ai është Sinisha Dimitrievski, i cili ka të mbaruar magjistraturën në shërbimet kompjuterike në Dublin të Irlandës dhe është i angazhuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ndërsa në rastin e kandidatit tjetër që ishte shqiptar, Komisioni e anuloi zgjedhjet e tij nga fakti se përzgjedhja e tij në këtë Komision paraqet konflikt të interesave, sepse një anëtar i familjes mban një post publik.
“Kandidatët ishin të vendosur nën kontrollin e sigurisë, ndërsa sot kemi bërë vlerësimin e tyre. Sot zgjodhëm një ekspert teknik. Në këtë mbledhje pranuar edhe sugjerimet e anëtarëve të Komisionit, në faktin se nga gjashtë kandidatët vetëm një ishte i etnitetit joshumicë, ndërsa për zgjedhjen e tij u vërtetua sa ka konflikt interesash për ta mbajtur këtë detyrë, sepse një anëtar i familjes së tij e mban të njëjtin pozicion në këshillin e qytetarëve për kontroll të shërbimeve. Pasi që nuk kishim kandidat tjetër nga etnitetet tjera joshumicë ishim të limituar të vendosim edhe për anëtarin e dytë. Kemi vendosur për të njëjtin ta fillojmë procedurën”,- deklaroi kryetari i Komisionit, Emil Dimitriev.
Komisioni për Mbikëqyrje të Zbatimit të Masave për Ndjekje të Komunikimeve në krye me Emil Dimitriev numëron katër anëtarë, në mesin e tyre edhe anëtarin e BDI-së, Ejup Alimi, i cili nuk u shpreh i gatshëm të prononcohet për kamerën tonë, vetëm pohoi se procedura për zgjedhjen e anëtarit tjetër do të vazhdojnë nga fillimi në mbledhjet e ardhshme të Komisionit.
Ky Komision i sugjeroi kryetarit të Kuvendit që të nënshkruhet marrëveshje për punë me të njëjtin.